TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kombit gjatë ditës sotme, rreth orës 16:00. Mësohet se janë plagosur dy persona. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.
Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Kukësit dhe sipas policisë drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policise
Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/TPZ.AL/
[gallery ids="19512,19515,19516,19517,19518"]