AKTUALITET, 12 Nëntor 2017, 14:07

Avokati zbulon burimin e parave të gjyqtarit Miri

Avokati zbulon burimin e parave të gjyqtarit Miri

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda për arrest me burg ndaj gjyqtarit Shkëlqim miri, ka folur në një deklaratë për mediat avokati i tij, Ardian Visha.

Visha ka zbuluar fakte të reja dhe informacione në lidhje me çështjen për të cilën akuzohet klienti i tij por edhe për shumën e parave të gjetur në banesë.

Ai tha se gjyqtari është diagnostikuar në atë periudhë në Gjermani ku ka mësuar se vuante nga një tumor në kokë, për këtë arsye i janë nevojitur një shumë parash për ndërhyrje kirurgjikale, dhe të afërm të tij e kanë ndihmuar të grumbullojë shumën e nevojshme.

“Shuma e konsiderueshme është relative në kohën e kapitalizmit, ky gjyqtar ka 25 vjet që punon me një rrogë të konsiderueshme, bashkëshortja e tij punon.

Ka një problematikë madhore shëndetësore , është ekzaminuar në mars dhe konkretisht në ditët që është pretenduar marrja e njerëzve të afërt të njerëzve të gjakut të tij, dhe është konfirmuar në fund të majit në Gjermani  se ky gjyqtar vuan nga tumori në kokë.Nuk është paraja e tij e gjitha.

Një pjesë ishin të tijat ndërsa të tjerat ishin pjesë e një marrëveshje kontraktuale me një familjarë. Parat do të përdoreshin për kurimin e tij.  Po të kishte prova për arrestim ta bënin para kontrollit të banesës ose paralelisht, jo kështu.

TPZ.AL