AKTUALITET, 16 Shtator 2019, 11:59

EMRI/ U kap në përgjime, shkarkohet administratori i njësisë Kaçinar

EMRI/ U kap në përgjime, shkarkohet administratori i njësisë


Shkarkohet nga detyra administratori i njësisë Kaçinar Gjetë Shkurti.

Shkarkimi i tij erdhi pas audiopergjimeve të siguruara nga Fax News. Gjithashtu Shkurti ka lidhje edhe me lejen e katër HEC-ve që po ndërtohen në zonën e Kaçinarit.

Gjete Shkurti mbante këtë post prej katër vitesh. Pak dite më parë Gjetë Shkurti doli në një audio-përgjim në lidhje me ndërtimin e HEC-ve në zonën e tij i cili përmend edhe shuma të mëdha parash.