AKTUALITET, 16 Shtator 2019, 09:27

VIDEO/ Tiranë, aksidentohet makina e policisë në zonën e Porcelanit

VIDEO/ Tiranë, aksidentohet makina e policisë në zonën e


Aksidenteve në Tiranë nuk i shpëtojnë as makinat e policisë. Mëngjesin e sotëm automjeti i policisë është aksidentuar me një mjet tjetër të llojit “Opel”.

Aksidenti ka ndodhur në Porcelan dhe siç dallohet edhe në video mjeti i oficerëve të policisë është marrë me një karrotrec.

Nga përplasja e dy makinave nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.