AKTUALITET, 16 Shtator 2019, 11:15

EMRI/ Plagosi me thikë 62-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori i krimit

EMRI/ Plagosi me thikë 62-vjeçarin në Elbasan, arrestohet


Në prangat e policisë së Elbasanit ka rënë Myslym Leçaj, pasi mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë 62-vjeçarin Enver Xhezairi.

Mësohet se 62-vjeçari është qëlluar dy herë me thikë dhe sende të tjera të forta pasditen e sotme, në lagjen ‘Syrja Dylgjeri’ pas një sherri.

Pas debatit të fortë, Leçaj e qëlloi dy herë me thikë në trup 62-vjeçarin dhe më pas me sende të forta duke e lënë të plagosur.

Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr mjekim.