TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët në Itali kanë zhvilluar sot një operacion të titulluar “Pineta bianca”, duke arrēstuar gjithsej gjashtë persona, njëri u la në “arrēst shtëpie”, ndërsa një shqiptar u shpall në kërkim policor.
Gjithsej janë 13 të arrēstuar, shqiptarë dhe italianë, nën akuzat e trāfikut të lëndëve narkōtike, në kuadër të grupit të strukturuar kríminal.
Të arrestuarit shqiptarë janë: Besnik Dini, 38 vjeç, rezident në Frosinone, Françesko Gjergji (24, banues në Frosinone), Altin Prendi (32 vjeç, ishte ndërkohë në būrgun e Cassinos për një tjetër krím), Rafaelo Gjoka (27, banues në Frosinone) dhe Dik Tafa (23 vjeç, Frosinone).
Në arrēst shtëpie është Arbër Tafa, 30 vjeç, gjithashtu rezident në Frosinone, ndërsa shqiptari në kërkim është Jetmir Dini. Operacioni nisi sot në orët e para të mëngjesit nga karabinierët e kompanisë së Frosinones që ka zbatuar urdhrat e Gjykatës së Romës.
Hetimet mbi të dyshuarit kanë nisur që në janar 2017, duke grumbulluar prova të pakundërshtueshme për fajësinë e tyre.