TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos, e çmon atë jo vetëm si mjeshtrin e letrave dhe historisë shqiptare, por thekson se “Angazhimi i tij në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve”.
Basha teksa ngushëllon familjarët e Zeqos për humbjen e madhe, miqtë e shokët e tij, shkruan se ai do të kujtohet gjithmonë me mall dhe respekt ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë kombëtare.
POSTIMI:
Moikom Zeqo, eruditi i letrave shqipe u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë, duke lënë pas një vepër të lexuar dhe të vlerësuar nga shqiptarët anekënd botës.
Me seriozitetin, pasionin për shkencën dhe kulturën, autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, mbi historinë e artit, si dhe skenarëve për filma, do të mbahet mend ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë kombëtare.
Angazhimi i tij në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve.
Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjarët e Moikom Zeqo, miqtë dhe shokët e tij që do ta kujtojnë gjithmonë me mall dhe respekt mjeshtrin e letrave dhe historisë shqiptare.
U prehtë në paqe!