TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, thotë se “Rama po na rrezikon jo vetëm shëndetin, por dhe lëvizjen e lirë”.
Me një shënim në rrjetet sociale, Shehu e konsideron lajm të mirë faktin që KE ka kërkuar të hyje ne fuqi regjimi i “lëvizjes së lire”, për Ballkanin Perëndimor në zonën Shengen, por shton se shqiptarëve po u rrezikohet edhe kjo.
Ish-deputeti argumenton se është ndalimi i laboratorëve për të kryer individualisht testime COVID-19 që po bëhet pengesë serioze për lëvizjen e lirë jashtë vendit.
Postimi i plotë:
Rama po na rrezikon jo vetem shendetin, por edhe “levizjen e lire”!
Lajm i mire qe Komisioni Europian ka kerkuar te hyje ne fuqi rregjimi i “levizjes se lire” per Ballkanin Perendimor ne zonen Shengen, duke respektuar rregullat anti Covid 19 te pritesit.
Por fatkeqesisht shqiptareve se bashku me shendetin po u rrezikohet dhe kjo “levizje”:
1-Se per ne eshte e pamundur te realizojme individualisht testimet Covid, virusale e imunologjike, kusht ky nga disa vende te zones Shengen.
Sic e kemi thene ndalimi i laboratoreve tek ne per te kryer keto testime, kur ato tashme jane te thjeshta, te shpejta, me kosto te ulet (vecanerisht imunologjiket), perben nje veprim jo vetem anti shkencor qe ul numrin e tyre, qe deformon te dhenat me pasoja negative ne perballjen e epidemise e shendetin e qytetareve, por qe po behet edhe nje pengese serioze per levizjen jashte vendit.
Pra ne kete menyre kjo Qeveri po shkel tre te Drejta Kushtetuese dhe te Njeriut: te Drejten e realizimit te egzaminimeve mjekesore, te Drejten per shendet, si dhe te Drejten e “levizjes se lire”.
2-Nga rritja e rasteve te infektuara me Covid 19 e te shtruara ne spitalet tone, pasoje kjo e keq perdorimit te “mbylljes”, mungeses se nje strategjie racionale dhe e lidhur direkt me numrin shume te vogel te testimeve e pamundesine e berjes se tyre lirshem.
Ne lidhje me keto kam dhe nje objeksion per ndonje koleg e ate Komitet: nje profesionist nuk mund te “qetesoje ndergjegjen” duke evidentuar faktin qe pergjegjesia eshte e Rames, kur afirmon se dhe per aktivizimin e kapaciteteve tona laboratorike a dicka tjeter te ngjashme vendoska Qeveria!!
Ne kete rast ai se paku duhet te beje publike mendimet personale, se ketu kemi te bejme ne radhe te pare me ceshtje shkencore e profesionale.