AKTUALITET, 15 Qershor 2020, 14:40

Bie numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, shënohen 103 raste të reja me COVID-19, pesë víktima në 24 orët e fundit

Bie numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, shënohen

Një rënie ka shënuar numri ditor i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, por që ende vijon mbi 100.

103 raste të reja me koronavirus u shënuan në 24 orët e fundit si dhe pesë víktima. Vatër kryesore mbetet Shkupi me 46 të infektuar teksa viktimat u shënuan tre në Shkup, një në Kumanovë dhe një në Tetova.

Sot ka përfunduar gjendja e jashtëzakonshme dhe duket se nuk do të rivendoset edhe pse numri i shifrave vijon të mbetet i lartë.