AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 11:54

EMRAT/ Mashtrimi me TVSH, jepet sot masa për 15 biznesmenët e arrestuar

EMRAT/ Mashtrimi me TVSH, jepet sot masa për 15 biznesmenët e


Jepet sot masa e sigurisë për 15 biznesmenët e arrestuar, të cilët akuzohen për evazion fiskal.

Pak minuta më parë ka nisur seanca gjyqësore ku të akuzuarit do të njihen me akuzat.

Bëhet fjalë për shtetasit; Besnik Pelivani, Astrit Lala, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Prodani, Shpresa Joanidhi, Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni dhe Albert Ahmeti.

15 biznesmenët, që merreshin me rikonstukrimin dhe ndërtimin e rrugëve, u arrestuan më 4 shtator me urdhër të prokurorisë, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit.

Biznesmenët dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.