AKTUALITET, 29 Mars 2019, 23:28

Bojaxhi provokon si historian: Shqiptarët nuk janë pasardhës të pellazgëve

Bojaxhi provokon si historian: Shqiptarët nuk janë pasardhës

Ish-politikani Gjergj Bojaxhi po merret me një projekt që do përcaktojë origjinën e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Sipas tij rezultatet nuk kanë të bëjnë me karakteristikat e individit por me gjenetikën, për të kuptuar më mirë të kaluarën tonë. Etnia nuk është thjesht gjenetikë, por kulturë dhe gjuhë.

“Ne kemi menduar që mund të bëhemi 1500 veta që secili bën testin dhe mëson për veten e tij, por edhe kontribuon për bashkësinë. Synojmë një kampion prej 1000 veta. Kemi arritur 636, është kampioni më i madh i shqiptarëve”.

Në emisionin ‘Provokacija’, ai sqaroi se raportet më të mira i kemi me kroatët dhe boshnjakët. “Nuk është sllavizmi si kundërshtar, por përdorimi i këtyre koncepteve”. Popullata shqiptare në pjesën më të madhe sipas tij është e përbërë nga meshkuj që kanë ardhur në përiudhën e bronxit dhe jo nga pellazgët.

“Në masën 75% meshkujt shqiptarë kanë ardhur në Ballkan si pjesë e dyndjeve indoevropiane në përiudhën e bronxit. Meshkujt që kanë ardhur në periudhën e bronxit. Grupimi i dytë janë sllavët dhe grupi i tretë janë gotët dhe pastaj pjesa neolite ose pellazge dhe pastaj mbetje nga periudha romake. Testet e ADN nuk e vërtetojnë që origjinën e kemi nga pellazgët”.