AKTUALITET, 8 September 2026, 17:59

Efektivët e FNSH-së kalojnë në perimetrin e sigurisë jashtë Parlamentit, disa protestues i gjuajnë me vezë

Efektivët e FNSH-së kalojnë në perimetrin e sigurisë

Kjo e martë shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar, i cili po shoqërohet me protesta jashtë Kuvendit.

Gjatë protestës jashtë Parlamentit, në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, disa efektivë të FNSH-së janë goditur me vezë nga protestuesit.

Ndërkohë më herët dy protestues janë shoqëruar nga policia, pasi kundërshtuan efektivët dhe thyen perimetrin e sigurisë.