TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish ministrja dhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali deklaroi se ka dorëzuar këtë të enjte në Asamblenë Kombëtare të partisë një mocion për hapjen e debatit për atë që ajo e quan një marrëveshje të re për Shqipërinë.
Ajo deklaroi se kjo nuk është një tentativë për përçarje por bashkimi.
“E mbajta premtimin sot, sapo e dorëzova në Asamblenë Kombëtare të ps mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nga ana ime premtimi u mbajt dhe iu përgjigja thirrjes së kryetarit. Nuk është vetëm një dokument i imi, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS.
Ia kam drejtuar kryetarit të PS dhe kryeministrit, Asamblesë Kombëtare dhe çdo anëtari të partisë por do të jetë i hapur edhe për publikun sepse një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund as të hartohet nga një, dy apo 10 individë por duhet të shprehë vullnetin e shumicës jo vetëm të anëtarëisë por edhe të shoqërisë që në këtë moment patjetër kërkon më shumë përpaqësim, demokraci e drejtësi shoqërore, një marrëdhënie më të drejtë midis shtetit dhe qytetarëve një model ekonomik që i përgjigjet nevojave dhe sidomos të rinjtë të cilët janë edhe në pararojë të kërkesave për ndryshim janë ata që presin më shumë nga ne dhe unë kam besimin që kjo shumicë qeverisëse dhe PS i ka energjitë e mundësitë t’i përgjigjet kësaj kërkese.
Kjo nuk është përpjekje për fraksion as për ndarje, as për përcarje por për bashkim të të gjithë energjive progresiste të PS dhe shoqërisë. Ne duhet ti përgjigjemi qytetarëve jo me arrogancë por e përulësi duke i dëgjuar dhe kanalizuar me rrugë edhe institucionale kërkesat e tyre. Edhe drejtësia adresohet se është një nga cështjet kryesore, ka qenë krenaria jonë pavarësia e drejtësisë. “, tha ajo.