TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Alketa Vejsiu po shijon disa pushime dimërore në Alpet e Zvicrës, dhe bashkë me të ndodhet dhe familja e saj. Gjithmonë hermetike në postimin e fotove të njerëzve të saj më të dashur, Alketa Vejsiu ka vendosur të postojë një foto të rrallë, ku në sfond shfaqet i biri.
Nga krevati i saj në dhomën e hotelit, që ka përpara një pamje mbreslënëse të maleve me dëborë, Alketa Vejsiu ka fotografuar djalin e saj.
“Djali im është një burrë i vogël. Rreze drite, Zoti të bekoftë,”-shkruan Vejsiu krah fotos së postuar në rrjete sociale.
Moderatorja është kthyer në qendër të medias rozë, që pas pjesëmarrjes së saj në Sanremo, si prezantuese e spektaklit të madh italian, në një nga netët e festivalit. Ajo ka shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesë e medies italiane, dhe e kemi parë shpesh të udhëtojë drejt shtetit fqinj.