LIFESTYLE, 28 Shkurt 2020, 15:35

I dërgoi ish-të dashurit poza nudo, por ai i bëri gjëmën! Sportistja më seksi në botë ndan eksperiencën e hidhur


Sportistja e golfit Paige Spiranac ka zbuluar të vërtetën e hidhur pasi ish-i dashuri i saj kishte shpërndarë fotot nudo që ajo i kishte dërguar në mesazhet private.

E cilësuar si një ndër sportistet më të mira të golfit, Paige Spiranac ka rrëfyer një episod të sikletshëm, të disa kohëve më parë. E ftuar në Dubai Desert Classic, Paige ka rrëfyer ekperiencën e hidhur me ish-të dashurin e saj, që i kishte bërë publike fotot e saj erotike.

“Njerëzit paralajmërojnë që mos t’i dërgoni. Duket si një ide argëtuese, seksi, por a ia vlen rreziku? Shumë prej nesh e kanë bërë atë. “-u shpreh sportistja seksi ndërsa fliste për ‘gabimet’ e së kaluarës.

Spiranac u ngrit në epërsi vitet e fundit si një nga lojtaret më të shquara femra në sportin e golfit. Ajo është mjaft e ndjekur në mediat sociale, dhe numëron rreth 2 milion ndjekës.