TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse disa vende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, sportistët dardanë në aktivitete ndërkombëtare kanë marrë pjesë.
Por së fundmi është një rast që ka bërë bujë.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, nuk mund të udhëtojë me ekipin e tij Dinamo Zagreb për ndeshjen kundër Sheriff Tiraspol, në kuadër të play-off të Champions League më 25 gusht.
Moldavia ia ka refuzuar vizën.
Sulmuesi 22 vjeçar është dukur i mërzitur nga kjo.
Klubi kroat i është drejtuar UEFA-s për ndihmë, teksa organizmi i futbollit evropian është duke bërë përpjekje për ta bindur Moldavinë.
Sheriff Tiraspol ka shprehur keqardhje, por nuk ndërhyn dot në organet shtetërore.