TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendës ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giaccobe ka reaguar pas marrëveshjes parimore të arritur mes negociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel ditën e sotme.
Përmes një postimi në Tëitter, Giaçobe shkruan se negociatat po vijojnë ende dhe pavarësisht progresit të bërë, ka ende punë.
Ai shkruan se SHBA inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen seriozisht dhe të jenë të hapur.
“Pavarësisht raportimeve të mediave, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Kemi bërë progress, por ka ende punë për të bërë. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen seriozisht dhe të jenë të hapur” – shkruan Giaccobe.
Ditën e sotme, negociatorët e Kosovës dhe Serbisë hartuan një draft marrëveshje lidhur me situatën e krijuar pas reciprocitetit. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi pas takimit, se një pikë e këtij drafti nuk është nënshkruar nga Serbia, e cila do ta konsideronte marrëveshjen të finalizuar.
Bislimi ka thënë për RTK-në se janë dakorduar që nga e hëna Kosova dhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave. Kjo ka thënë Bislimi është e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme për lëvizjen e lirë. Pika e tretë e marrëveshjes për të cilën është pajtuar Kosova është heqja e barrikadave dhe zëvëndësimi i Policisë së Kosovës me KFOR-in.