TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ka pranuar që me Albin Kurtin ka qëndrime të ndryshme për “Ballkanin e Hapur”.
Ky qëndrim, sqaroi Zaev nuk është pengesë që të bashkëpunojë në mënyrë të shkëlqyer me Kurtin.
“Në pyetjen rreth Ballkanit të Hapur, ja si kryeministra kemi qëndrime të ndryshme, por kjo nuk është pengesë që shkëlqyeshëm të bashkëpunojmë, sepse e kemi detyrë ti shërbejmë qytetarëve tanë”, tha mes tjerash Zaev.
Albin Kurti e refuzon “Ballkanin e Hapur”, kurse Zaev është një prej pjesëmarrësve në këtë nismë bashkë me Ramën e Vuçiçin.