TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit dhe Lushnjës, Ardian Nezha, ka dhënë sot dorëheqjen e parevokueshme.
Lajmi bëhet i ditur nga News 24, që mëson se Nezha e ka paraqitur sot dorëheqjen pranë KLP-së.
Nezha është shprehur për News 24 se, ndaj tij ka pasur mungesë vlerësimi.
Në vitin 2015, Ardian Nezha, nga prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, transferohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. Nezha ka pasur në hetim dosje të rëndësishme, një prej të cilave është ajo e “bandës së tritolit”. Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme e ka argumenton se lëvizja është e detyruar nga mungesa e kapaciteteve njerëzore në ato Prokurori, ku ka nevojë më shumë për hetim të shpejtë dhe efikasitet.