AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 09:31

Digjet makina në Dhërmi, plagoset shoferi

Digjet makina në Dhërmi, plagoset shoferi


Një automjet është djegur gjatë mesnatës në Dhërmi. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se shkak i zjarrit në automjetin tip “AUDI” është bërë rrjedhja e impiantit të gazit.

Drejtuesi i mjetit është nisur për të marrë ndihmë mjekësore në spital pasi ka marrë plagë të konsiderueshme në trup.