TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas protestës së ditës së djeshme së fermerëve në Korçë, të cilët nuk u lejuan dje të shisnin në tregun e shumicës, Bashkia gjen ‘zgjidhje’ për problemin, duke caktuar orar të ri për aktivitetin.
Fermerët do të lejohen të shesin në harkun kohor nga ora 24 e mbrëmjes deri në 08 të mëngjesit. Ndërkohë, fermerët, duhet të pajisen edhe me licencë nga bashkia, që të mund të ushtrojnë aktivitet tregtar në tregun e shumicës.
“Është turp me këtë aksion që po bëjnë. Kemi 25 vite këtu ndërsa sot na vendosin orar. Është i papërshtatshëm orari.
Tallen me ne. Paguajmë taksa dhe nipt fermeri. Le të hapin një treg për fshatarët. Po na detyrojnë të ikim nga ky vend,” janë shprehur fermerët.
