AKTUALITET, 2 Shtator 2019, 22:33

Prishtina shkarkon Mirel Josën

Prishtina shkarkon Mirel Josën

Pas rreth 2 vitesh, Mirel Josa largohet nga stoli i Prishtinës. Rezultatet e dobëta ishin shkaku i shkarkimit të trajnerit kryeqytetas nga bardhekaltrit. Eliminimi që në paraeliminatoret e Europa League dhe vetëm 1 pikë e grumbulluar në dy ndeshjet e para të kampionatit por raporti i tensionuar me tifozët ultras të Prishtinës tifogrupin Plisat të cilët nuk e donin dhe kërkonin shkarkimin e tij, kanë bërë që drejtuesit e klubit kryeqytetas të largonin nga detyra Mirel Josën. Për të zyratarizuar largimin e Mirel Josës nga stoli i Prishtinës ka menduar antari i kryesisë Afrim Muçiqi i cili për mediat kosovare ka deklaruar: “Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës. Jemi ndarë me marrëveshje të dyanshme. Pra, jemi ndarë në mënyrë paqësore me trajnerin nga Shqipëria të cilin e falënderojmë për punën profesionale që ka bërë. Sigurisht rezultatet jo të mira, janë ato që na kanë sjellur deri këtu. Ndonjëherë kur nuk shkon, më mirë është të ndërpritet bashkëpunimi”.