AKTUALITET, 22 May 2019, 10:10

Digjet gjatë natës makina në Durrës

Digjet gjatë natës makina në Durrës


Një makinë në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit dhe si pasojë është shkrumbuar plotësisht.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur disa pista, ku po kryen verifikimet përkatëse.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.25 të qytetit të Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.05.2019, rreth orës 02:45, në lagjen Nr 15 , Durrës , ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjetin në pronësi të shtetasit T.Q.,57 vjeç.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.