AKTUALITET, 3 Shtator 2019, 09:40

Digjet anija në SHBA, njëzet e pesë persona të vdekur, nëntë të zhdukur

Digjet anija në SHBA, njëzet e pesë persona të vdekur,


Njëzet e pesë persona janë gjetur të vdekur në një anije, e cila është përfshirë nga zjarri në brigjet e Kalifornisë, thotë Rojet Bregdetare e SHBA.

Nëntë persona janë ende të zhdukur. Pesë anëtarë të ekuipazhit kishin shpëtuar më herët.

Zjarri filloi në orët e para të së hënës. Varka u ankorua vetëm disa metra larg ishullit Santa Cruz, rreth 90 milje (145 km) në perëndim të Los Angeles.

Shkaku i flakës nuk dihet deri më tani. Në një konferencë për shtyp, Sherif Bill Brown tha se 39 persona ishin në anije kur shpërtheu zjarri.