TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, sulmon kryeministrin Edi Rama se po dhūnon dhe kërcënon çdo ditë shqiptarët, teksa reagon për aksionin e IKMT në zonën bregdetare të Velipojës.
POSTIMI:
Edi Rama dhunon dhe kërcënon shqiptarët çdo ditë. Në kohën që i paralajmëronte për një karantinë të re, policia dhūnonte në mënyrë makabre qytetarët që mbronin ndertesat e tyre në Velipojë. Në kundërshtim të plotë me ligjin, Edi Rama ua rrëmbeu sot token në Velipojë për t’ia dhënë oligarkëve dhe bandës krīminale që e mban atë në pushtet.
Pasi i mbylli në karantinë dhe i la pa ndihmë, pasi i varfëroi dhe rriti papunësinë, sot Ramavirusi nuk kurseu as dhūnën dhe gazin lotsjelles për qytetarët që mbronin pronën e tyre.
Kur i duhet të grabisë tokat në bregdet dhe të rraheë qytetarët, rregullat anticovid nuk kanë rëndësi!
I veshur me pushtetin e krīmit dhe të oligarkëve, Edi Rama është shndërruar në figurën më të urryer për shqiptarët.
Largimi i tij një orë e më parë eshte zgjidhja e vetme per interesin e cdo qytetari!