TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, në shënim të saj në rrjetet sociale, shkruan se Qeveria "Rama" dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë krijuar një realitet tjetër në kokën tyre dhe dalin dhe mbrojnë kolapsin total të sistemit shëndetësor me arrogancë.
Postimi i plotë i Mesila Dodës
Arrogante si Ogi... mbas intervistes qe pashe sot te Ogerta Manastirliut kuptova se arroganca nuk eshte domain burrash ne kte vend... ne fund intervista u mbyll me ndjesen e gazetares ndaj ministres se kishte insistuar shume...
Sistemin e ke yll Ogi.. te ka mbetur vetem e bertitura neper media...
Ju keni krijuar perfundimisht nje realitet tjeter ne koken tuaj dhe skeni asnje pike turpi kur dilni dhe mbroni kolapsin total te sistemit me arrogance. Shendetsi nuk ka me ne kte vend, Ogerta... secili po mbrohet personalisht, si mundet, ndaj ngritja jote e zerit eshte nje habi per gjithe ne vdekataret e thjeshte qe shpresen e kemi veç te Zoti.
Dhe diçka te fundit... shefi jot mund te tallet me rruget dhe investimet 3D dhe me manine e tij per te genjyer, njerzit qeshin,.., por ti mos harro qe me spitalet dhe shendetsine 3D njerzit nuk qeshin dot, qajne me lot qe s’mbarojne kurre, sepse ka si pasoje vdekje njerzore e tmerre pa fund per ata qe lene pas.