AKTUALITET, 30 Maj 2019, 23:23

Rakipi debaton me Topin: Thoni se Berisha është autokrat, por keni bashkëjetuar më të për 20 vjet!

Rakipi debaton me Topin: Thoni se Berisha është autokrat, por keni


Gazetari Ylli Rakipi dhe ish presidenti Bamir Topi, kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me rolin e Sali Berishës ne Partinë Demokratike dhe mënyrën se si Berisha i caktonte detyrat pa garë. Rakipi tha se Topi e quan Berishën një njeri autoritar, por se ka qenë pikërisht ai që i ka caktuar të gjithë postet që ka mbajtur.

Pjesë nga debati:

Ylli Rakipi: Berisha ju ftoi në parti, pasi kishte përzënë shumë figura, Pashkon, Prec Zogajn, etj. Pasi ju thirri Berisha, pas vitit 1996, ju u bëtë ministër. Më pas ju ndenjët me Berishën në disa pozicione, nën Berishën. A e dinit ju zoti Topi, që në kohën kur udhëhiqte Berisha, ishte Berisha dhe 100 vende bosh?

Bamir Topi: Nuk duhet paragjykuar kështu. Unë nuk isha infektuar nga konjukturat. Unë u futa në politikë me një dilemë shumë të madhe, nëse duhet ta lë karrierë shkencore apo jo. Nuk kam patur asnjë lloj keqardhje nëse do humbisja zgjedhjet në 1996.

Unë u bëra ministër me vullnetin e zotit Berisha, pasi kisha fituar në një zonë elektorale shumë të vështirë.

U futa në politikë, pasi kisha përfunduar një karrierë akademike. Shkova atje me titull profesor, doktor. Parlamenti i vitit 1996, mbetet parlamenti më i mirë i të gjithë kohërave.

Ylli Rakipi: Ndenjët 20 vjet me Sali Berishën. Përse?

Bamir Topi: Së pari isha fare i ndershëm kur thashë ishte një ftesë e Berishës. I kam thënë arsyet përse ishte kjo bashkëjetesë. Ishte viti 1997, që më motivoi fort.

Njeriu kur futet në politikë, atëherë do vazhdojë edhe lojën e vetë.

Nuk mund të jetë dependent i zgjedhjeve të të tjerëve.

Ylli Rakipi: A ishte Berisha një lider autoritar?

Bamir Topi: Ai ka qenë autoritarist. Por, cfarë mendoni ju? Njeri që ishte jashtë parashikimeve, për të parë sa i nevojshëm është njëri apo tjetri? Ka qenë një lloj bashkëpunimi i nevojshëm.

Ylli Rakipi: Ju tani thoni që Berisha është autoritar, por ju keni ndenjur 20 vjet me të.

Bamir Topi: Kush është problemi më i madh i Shqipërisë që nga viti 1990? Prona. Përvec pronës, është motivimi politik.

Ylli Rakipi: Ju keni ndenjur sepse Berisha ju është dashur dhe atij i jeni dashur ju.

Bamir Topi: Jo pa garë, ka patur garë në parti.

Ylli Rakipi: Vetëm në kohën tënde paska patur garë?

Bamir Topi: Kur unë jam zgjedhur, ka patur një rivalitet mjaft të fortë, mes meje dhe Fatos Bejës, ka patur garë.

Ylli Rakipi: Berisha ju ka thënë “ju do të jeni kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetari i partisë”.

Bamir Topi: Fatos Beja ka qenë një personalitet. Ka patur garë.

/TPZ.al/