TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi e madhe eurosh janë zbuluar nga strukturat doganore në Durrës. Paratë ishin fshehur brenda një automjeti dhe po tentohej futja e tyre në Shqipëri. Policia ka ndaluar një person, i cili drejtonte makinën ku janë gjetur paratë.
Ende nuk dihet sa është sasi e eurove të sekuestruara, por policia ka nisur bllokimin e tyre si dhe është ndaluar një person.
“Strukturat doganore sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme valute të padeklaruar. Në bazë të analizës së riskut, në një automjet i ardhur me tragetin e Barit, janë zbuluar një sasi e konsiderueshme valute (euro). Pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Policia për hetime të mëtejshme”, – thuhet në njoftimin e doganave.