SPORT, 31 Mars 2020, 22:19

Shteti më pa dinjitet në botë

Nga Ilir Demalia

Shteti më pa dinjitet në botë

Para një jave më parë Lali Eri, e bëri Pallatin e Kulturës me ngjyrat e Italisë. Sot Presidenca është me ngjyrat e Italisë. Dje Rama, qau më shumë për Italinë se për qytetarët e vet që jetojnë si vëndi më i varfër në Europë dhe me një shtet trafiku dhe korrupsioni, dhe sot, në gjëndje pasigurie për jetën nesër, si nga ana e varfërisë ekonomike dhe asaj të sigurimit të jetës nga shëndetsia në këtë PANDEMI.

Intelektualë dhe ish-bankierë hajdut të Bankës së Shqipërisë, pa ju skuqur fytyra dhe pa ju dridhur zëri, deklaronin ke QEROSI, "Në jëmi italo-shqiptar!"

Nënshtrimi shqiptar nuk ka të bëjë me solidaritetin. Nënshtrimi shqiptar është neveri albaneze që ka shoqëruar shqiptarët gjatë gjithë historise dhe prandaj i trajtojnë siç i trajtojnë.

Më thoni një vënd duke filluar nga fqinjët tanë, ku Italia investon miliarda dollarë në Serbi, dhe tek ne, disa xhulsa masonerie, të bëjnë këtë që bëjmë ne.