BALLKAN, 14 Nëntor 2020, 23:00

Covid-19/ Mali i Zi regjistron 577 raste të reja dhe tetë viktima

Covid-19/ Mali i Zi regjistron 577 raste të reja dhe tetë viktima


Mali i Zi ka identifikuar 577 raste të reja me koronavirus ndërsa 8 persona kanë humbur jetën. Nga Instituti i Shëndet Publik i shtetit fqinj thuhet se janë analizuar 1.808 mostra dhe pothuajse 1/3 kanë rezultuar pozitivë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë është 385.  Numri i rasteve aktive në Malin e Zi është 9.151.