BALLKAN, 5 Nëntor 2020, 22:19

Jakup Krasniqi në Hagë, caktohet dita kur do të dalë para Speciales

Jakup Krasniqi në Hagë, caktohet dita kur do të dalë para


Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili këtë të enjte ka udhëtuar drejt Hagës së bashku me ish presidentin Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimin pritet që ditën e hënë të dalë para Gjykatës Speciale.

Sipas informacioneve seanca dëgjimore ndaj tij do të fillojë nga ora 11:00.

Pas bastisjes së shtëpisë së tij, Krasniqi të mërkurën është arrestuar nga pjesëtarë të EULEX-it, teksa ka njoftuar se i ishte konfirmuar aktakuza nga Specialja.