BALLKAN, 14 Nëntor 2020, 22:49

E shtuna ndryshe në Athinë! Qyteti i ngjan shkretëtirës, të gjithë në shtëpi pas orës policore


Ora policore në Greqi ka ndaluar çdo lëvizje pas orës 21:00 të mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit. Një e shtunë ndryshe nga ato që lamë pas ishte kjo e sotmja për Athinën ku grumbullimet dhe daljet për argëtim i kanë lënë vendin qetësisë që i ngjan një shkretëtire.

Rrugët kryesore që gumëzhinin nga trafiku tashmë i janë bindur regjimit të bllokimit që ka për qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Pas orës 21:00 lejohet lëvizja vetëm për disa kategori të caktuara, përfshirë këtu arsye pune, emergjenca shëndetësore, shëtitje të shkurtër me kafshët shtëpiake.