AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 13:57

Çfarë ndodh nëse Rama nuk pranon? Përfundon mbledhja e opozitës, Dash Shehi zbardh vendimet: Pas datës 16 mars…

Çfarë ndodh nëse Rama nuk pranon? Përfundon mbledhja e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mbledh aleatët në selinë blu.

Takimi ka nisur në mesditë në selinë e PD-së dhe në të janë parë të hyjnë Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shoqëruar nga Petrit Vasili.

Në takim janë kreu i LZHK-së, Dash Shehi dhe aleatët e tjerë të Bashës. Takimi vjen ndërkohë që opozita ka hequr dorë nga mandatet parlamentare, ndërkohë që Basha ka njoftuar mbajtjen e tri protestave së afërmi me qellim largimin e Ramës dhe qeverisë së tij dhe krijimin e një qeverie kalimtare për ti hapur rruge zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë mbledhja pa përfunduar pas rreth 1 orë ndërsa në një deklaratë për media kreu i PR, Fatmir Mediu u shpreh se u diskutua për vijim e protestave dhe se çfarë do të bëjë opozita tashmë e në vijim.

Ai u shpreh ndër të tjera se opozita do të bëjë atë çfarë populli do, për “ta kthyer vendin në binarët europianë”.

Më pas kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh: Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira, të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, ne i mirëkuptojmë, por duhet që të kuptohet se sa të jetë Rama do ketë drogë dhe jo stabilitet.

Nëse Rama nuk tërhiqet, a do tërhiqet opozita nga zgjedhjet lokale?

Duhet të dini që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë, në gjithë institucionet dhe hapësirën politike. Këtë nuk e kemi diskutuar akoma, por duhet të presim protestën e datës 16 njëherë”, përfundoi ai.