AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 13:24

LAJM I FUNDIT/ Gjirokastër, plagoset rëndë i riu, niset me helikopter drejt Tiranës

LAJM I FUNDIT/ Gjirokastër, plagoset rëndë i riu, niset me

Një bari është dëmtuar me lëndë plasëse në vendin e quajtur "Hani" në Gjirokastër.

Shtetasi me iniciale V. LL., po ruante gjedhët kur u lëndua me lëndën plasëse.

Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

"Më datë 25.02.2019, në vendin e quajtur "Hani" (kullotë) Subash, shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,"-raportoi policia.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.