AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 12:22

Vuçiç: Dialog me Kosovën vetëm kur të hiqet taksa ndaj mallrave serbe

Vuçiç: Dialog me Kosovën vetëm kur të hiqet taksa

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç nuk ka ndërmend t’i vazhdojë bisedimet në Bruksel pa u hequr taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë që importon Kosova.

Sipas mediave serbe, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç “është shfaqur i brengosur për shkak të qëndrimit të Prishtinës, e cila pavarësisht presionit të bashkësisë ndërkombëtare nuk po i heq taksat ndaj mallrave serbe”.

Vuçiç ka konstatuar se BE nuk po mundet t’ i bëjë presion më të fortë autoriteteve në Prishtinë.

Shefi i shtetit serb këto komente i ka bërë pas takimit me ambasadorin e Italisë në Beograd Carlo Lo Cascio ku ka thënë se Serbia do t’i kthehet dialogut pasi të hiqet taksa.