AKTUALITET, 25 Shkurt 2019, 11:19

Myslim Murrizi: I thashë Bashës, po nuk ke fol me ata matanë ujtit, kjo është vetëvrasje...

Myslim Murrizi: I thashë Bashës, po nuk ke fol me ata matanë

Myslim Murrizi, deputeti që tradhëtoi Partinë Demokratike, duke vendosur të qëndrojë në parlament, ka dhënë disa detaje të komunikimit të tij me kryetarin e partisë, Lulzim Bashën. Ai tha se e ka pyetur Bashën, lidhur me qëndrimin e aleatëve. Konkretisht Murrizi i ka sugjeruar Bashës të flasë "me ata matanë ujtit", që për lexuesin që nuk është i mësuar me këtë zhargon kaq të pazakontë, do të thotë me amerikanët.

" Unë i kam thënë nëse ke folur me aleatët. I thashë po nuk ke fol për matanë ujtit, kjo është vetëvrasje politike. Dhe ka folur sa ke folur ti. I thashë fol me ata dhe na thuaj të shtunën. Por vendimi për djegien e mandateve më duket se ka qenë si vendim për ditë pushimi, pasi e mori të dielën. Unë u surprizova. Në grupin e PD-së përveç meje ishin edhe 7-8 të tjerë kundër. Unë thashë argumentet pse jam kundër, i thashë konsultohu me PPE-në të pakën. Berisha e pranoi, tha se ndërkombëtarët i kemi kundër, edhe unë i thash unë jam kundër" u shpreh Murrizi./TPZ.AL/