BOTA, 30 Shtator 2022, 22:47

Zelensky: Aneksimet ruse në territoret e pushtuara janë farsë

Zelensky: Aneksimet ruse në territoret e pushtuara janë farsë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar edhe një herë “farsën” e aneksimeve të pretenduara nga Rusia të territorit ukrainas në fjalimin e mbrëmjes së sotme drejtuar kombit.

“Një tjetër farsë ndodhi sot në Moskë,” tha ai. “Diçka u festua atje. Ata këndonin atje.  Kënduan në shesh.”

“Ata po flisnin për Zaporizhzhia, kur vetë e organizuan një gjë të tillë në Zaporizhzhia”, tha ai, duke iu referuar sulmit të së premtes ndaj një kolone civile që vrau të paktën 30 persona dhe plagosi 88 të tjerë.

Ai tha gjithashtu se Ukraina po punonte me aleatët e saj perëndimorë për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë “kundër personave kyç dhe ndërmarrjeve të rëndësishme ruse”.

“Sigurisht, sanksionet do të zbatohen edhe për ata shtetas të vendeve të tjera që morën pjesë në farsën ruse në territorin e pushtuar të vendit tonë”, tha ai.

Ministrat e Jashtëm të G7 thanë të premten se do të vendosin sanksione shtesë ekonomike ndaj Rusisë për aneksimin e territoreve të Ukrainës.

Në fjalimin e tij të përditshëm, Zelensky përshëndeti gjithashtu lëvizjet ushtarake të vendit në Ukrainën lindore, ku forcat ukrainase pothuajse kanë rrethuar qytetin e Lyman.

“Ne kemi rezultate thelbësore në lindje të vendit tonë”, tha ai. “Tashmë ka mjaft informacion publik për këtë. Të gjithë kanë dëgjuar se çfarë po ndodh në Lyman, rajoni Donetst”, theksoi presidenti.