BOTA, 30 Shtator 2022, 21:03

Video/ Festë në Moskë pas aneksimit të katër rajoneve në Ukrainë

Video/ Festë në Moskë pas aneksimit të katër rajoneve

Mijëra rusë mbushën Sheshin e Kuq në Moskë, pasi Vladimir Putin deklaroi aneksimin e katër territoreve në Ukrainë, akt ky i dënuar gjerësisht nga Perëndimi.

Pati raportime se një pjesë e të pranishmëve, u paguan për të qenë prezentë, në festën e pakuptimtë dhe fallco të organizuar nga Kremlini, pas një akti agresioni. 

Putin tha se kishte nisur “një epokë e re e shndritshme të luftës së përhershme me Ukrainën dhe perëndimin”.

Ai akuzoi Ukrainën se po “përpiqet të zhdukë” kulturën e njerëzve që jetojnë në rajonet e Luhanskut dhe Donetsk. Presidenti rus shtoi se banorët në këto rajone “e bënë këtë zgjedhje për të qenë me atdheun e saj stërgjysh” në të ashtuquajturat referendume.

Ukraina dhe perëndimi i kanë denoncuar referendumet si të paligjshme dhe pa efekt.