BOTA, 5 Gusht 2022, 22:30

Vranë 20 persona dhe plagosën 18 të tjerë/ Shteti Islamik merr përgjegjësinë e sulmeve në Kabul

Vranë 20 persona dhe plagosën 18 të tjerë/ Shteti Islamik

Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përsipër ditën e sotme përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës në zonën rezidenciale shiite në kryeqytetin e Afganistanit Kabul, ku mbetën të vrarë 8 persona dhe u plagosën 18 të tjerë.

“Shpërthimi ndodhi në një vend të mbushur me njerëz”, tha Khalid Zadran, zëdhënësi i policisë së qytetit.

Grupi militant i linjës së ashpër ka marrë përsipër sulmet e fundit, kryesisht ndaj komunitetit pakicë shiite.

Degët e IS që operojnë në Afganistan që nga viti 2014, shihet si sfida më serioze e sigurisë e vendit që kur talebanët morën kontrollin e vendit në gusht të vitit të kaluar.