BOTA, 5 Tetor 2022, 23:41

Qeveria franceze merr vendimin: Familjet që do të strehojnë refugjatët nga Ukraina do të përfitojnë…

Qeveria franceze merr vendimin: Familjet që do të strehojnë

Qeveria franceze ka njoftuar të mërkurën se do të sigurojë mbështetje financiare për familjet që pranojnë refugjatë ukrainas, raporton Le Figaro. 

“Franca do të paguajë 150 euro në muaj për njerëzit që presin refugjatë ukrainas”, ka thënë në një deklaratë këshilltari i ministri i qyteteve dhe strehimit, Olivier Klein. “Me këtë mbështetje financiare, qeveria do të ndihmojë deri në 12.000 familje deri në fund të këtij viti”.

Pagesat do të ekzekutohen me kushtin që familjet të kenë pritur refugjatë ukrainas për të paktën 90 ditë.

“Kjo masë e jashtëzakonshme financiare bën të mundur mbështetjen dhe bujarinë që është parë në kohën e shpërthimit të luftës në Ukrainë, e cila është hallkë e rëndësishme në adresimin e krizës dhe pritjen e personave të zhvendosur nga Ukraina”, ka thënë Klein.