BOTA, 5 Tetor 2022, 21:05

Putin përjashton disa studentë nga mobilizimi për luftë

Putin përjashton disa studentë nga mobilizimi për luftë

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi të mërkurën një dekret që përjashton disa kategori studentësh nga mobilizimi për luftën në Ukrainë.

Duke folur në një takim virtual me mësuesit, Putini tha se përjashtimi lidhet me studentët që për herë të parë studiojnë në arsim me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në institucionet e akredituara, si dhe ata pasuniversitar në fushën e shkencës.

Qindra mijëra rusë janë larguar nga vendi që kur Kremlini njoftoi fillimin e “mobilizimit të pjesshëm”, dy javë më parë, duke shkaktuar frikën e një “ikjeje të trurit”.