BOTA, 24 Mars 2023, 20:31

Horror në Gjermani, polaku sulmon me sëpatë pasagjerët e një treni, plagoset rëndë në kokë një 17-vjeçar

Horror në Gjermani, polaku sulmon me sëpatë pasagjerët e

Një 37-vjeçar polak ka sulmuar me sëpatë pasagjerët e një treni në Brandenburg të Gjermanisë.

Mediat gjermane shkruajnë se një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe aktualisht është duke marrë ndihmë mjekësore në spital. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 13:00.

Në lidhje me autorin, ende nuk ka informacion nëse ka qenë nën ndikimin e drogës apo alkoolit.