TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se epoka e globalizmit liberal është tashmë e tejkaluar dhe se e ardhmja i përket ekonomive në zhvillim të shpejtë. Në një fjalim drejtuar liderëve të vendeve të grupit BRICS, ai theksoi nevojën për të forcuar përdorimin e monedhave kombëtare në transaksionet tregtare ndërmjet këtyre vendeve.
Putin foli në Samitin e BRICS që po mbahet në Rio de Janeiro përmes video-konference, pasi nuk mund të udhëtonte për shkak të një urdhri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ku ai akuzohet për krime lufte në Ukrainë.
“Të gjitha treguesit flasin për faktin se modeli i globalizmit liberal po bëhet i tejkaluar. Qendra e aktivitetit ekonomik po zhvendoset drejt tregjeve në zhvillim,” tha Putin.
Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të BRICS të shtojnë bashkëpunimin në fusha si burimet natyrore, zinxhirët e furnizimit dhe sektori financiar, duke e konsideruar këtë si rrugën drejt një arkitekture të re ekonomike botërore që nuk varet më nga sistemi perëndimor.