BOTA, 15 Gusht 2025, 22:16

Pse po bërtet Putin? Dalin pamjet nga brenda takimit mes dy presidentëve në Alaskë

Pse po bërtet Putin? Dalin pamjet nga brenda takimit mes dy

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trumpit, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov janë pranë Putinit.

Pse po bërtet Putin? Dalin pamjet nga brenda takimit mes dy

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë përpara një sfondi me mbishkrimet “Pursuing Peace” (Drejt  Paqes) dhe “Alaska 2025”.

Gazetarët bëjnë pyetje të ndryshme dhe në një moment Putin duket se ka folur me zë të lartë, duke iu përgjigjur njërit prej tyre, raporton BBC.

Pse po bërtet Putin? Dalin pamjet nga brenda takimit mes dy

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në qilimin e kuq.

Pse po bërtet Putin? Dalin pamjet nga brenda takimit mes dy