TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 2 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri pranë një xhamie në Orebro të Suedisë.
Sipas mediave, një prej personave që u qëllua me armë sapo kishte dalë nga vendi i shenjtë ku kishte kryer dhe lutjen e së premtes.
I dyshuari ndodhet ende në arrati ndërkohë që është ende e paqartë nëse objektivi i sulmit ishte xhamia apo ndonjë person i veçantë.
Burime të gazetës vendase Aftonbladet citojnë dyshimet e policisë, se ngjarja mund të ketë lidhje me bandat rivale që operojnë në zonë.
Aktualisht zona është e rrethuar dhe policia fton banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.