TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas mbërritjes në Bazën Ajrore Elmendorf-Richardson, Trump dhe Putin janë larguar së bashku me makinën e presidentit të SHBA. Dy liderët patën një bisedë miqësore ndërsa në sfond gazetarët kërkonin përgjigje për pyetjet e tyre në lidhje me samitin e rëndësishëm.
Pas bisedës së shkurtër ata u futën në mjet ndërsa deri më tani duket se marrëdhënia e dy presidentëve është e mirë dhe miqësore ndërsa pritet që takimet të kenë një rezultat të kënaqshëm dhe Trump të arrijë një armëpushim.

Mediat amerikane e kanë cilësuar priten e Putin si një pritje të ngrohtë që rusët shpresonin pasi presidenti rus i cili ishte dënuar nga paraardhësi i Trump, Joe Biden, tani po mirëpritet në tokën amerikane me buzëqeshje.