TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nëse samiti me presidentin rus, Vladimir Putin, nuk shkon mirë, ai do të largohet menjëherë drejt Shtëpisë së Bardhë.
“Mendoj se do të shkojë shumë mirë, dhe nëse nuk shkon, do të kthehem në shtëpi shumë shpejt”, tha Trump në një interviste që do të transmetohet më vonë në Fox News.
“Nëse jo, do të ikësh?”, pyeti prezantuesi Bret Baier.
“Do të iki, po”, u përgjigj Trump.
Kjo i bën jehonë komenteve të Trump për Fox Radio dje, ku ai tha: “Nëse është një takim i keq, nuk do të telefonoj askënd – do të shkoj në shtëpi. … Por nëse është një takim i mirë, do të telefonoj Presidentin (Volodymyr) Zelensky dhe udhëheqësit evropianë.”