Pilotët e ndjerë Giuseppe Cipriano dhe Marco Maneghello
Dy avionë ushtarakë u përplasën gjatë fluturimit pranë Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës, ndërsa dy pilotë humbën jetën. Dy avionët u rrëzuan në një livadh jo shumë larg Via Longarina, pasi morën flakë dhe ranë edhe në rrugë, në zonën e banuar, raportuan mediat italiane.
Reja e tymit mbuloi tërë periferinë e kryeqytetit italian.
“Dy pilotë kanë vdekur. Në mëngjesin e vonë të ditës së sotme, u përplasën dy avionë U-208 të Krahut të 60-të të Guidonia, në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore.