BOTA, 8 Mars 2023, 10:51

Merrte informacione mbi bazat ushtarake, Ukraina arreston spiunin rus

Merrte informacione mbi bazat ushtarake, Ukraina arreston spiunin rus

Një burrë është arrestuar në qytetin port të Ukrainës, Odessa, pasi dyshohet të ketë qënë informator i Rusisë.

Sipas Sky News, lajmin e ka bërë të ditur shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) përmes një postimi në Telegram, i cili tha se bashkëpunëtori rus u gjet ndërsa oficerët po ndërmerrnin një operacion në jug të vendit.

Burri, emri apo mosha e të cilit nuk është bërë e ditur, është akuzuar për publikimin e informacionit në lidhje me bazat e trupave ukrainase dhe vendndodhjen e “objekteve kritike të infrastrukturës” në faqet e ndaluara të mediave sociale.

SBU tha se informacioni u përdor nga forcat ruse për të përgatitur dhe kryer sulme me raketa në këto shënjestra.

“Sipas hetimeve, i dyshuari është një banor vendas që mbështet agresionin e armatosur të Federatës Ruse dhe justifikon krimet e luftës të rusëve”, thuhet nënjoftimin e SBU.

“Përveç kësaj, në faqet e tij në rrjetet sociale të ndaluara, ai bëri thirrje për marrjen e dhunshme të pushtetit shtetëror dhe shkatërrimin e popullit ukrainas”, vijon njoftimi.