TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetët skocezë janë këshilluar nga autoritetet parlamentare që të heqin aplikacionin e diskutueshëm të rrjeteve sociale TikTok nga çdo pajisje. Masa vjen pas një vendimi për të ndaluar aplikacionin nga pajisjet e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Një email i dërguar të premten, deputetët dhe stafi në “Holyrod” janë këshilluar që ta largojnë aplikacionin TikTok edhe nga pajisjet e tyre personale të cilat i përdorin për t’u qasur në sistemit e IT-së të parlamentit skocez.
Alan Balharrie, shef pergjegjes i informacionit dhe kreu i shërbimeve digjitale, shkroi: “Pas disa diskutimeve me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, ne i këshillojmë të gjithë deputetët, stafin e tyre, stafin e parlamentit dhe stafin e kontraktorëve që të largojnë aplikacionin e TikTok nga çdo pajisje të cilën ata e momentalisht e përdorin për t’u qasur në sistemet e IT-së të parlamentit skocez”, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.
“Kjo përfshinë gjithashtu edhe pajisjet personale dhe ato të dhëna nga Organi Korporativ Parlamentar Skocez”, vazhdon shkrimi i Alan.
Tutje ai shtoi: “Ne po e japim këtë këshillë bazuar në një qasje paraprake dhe informacionin më të mirë në dispozicion për ne në këtë moment duke pasur parasysh shqetësimet rreth informacionit që aplikacioni TikTok mund të mbledhë nga pajisjet tuaja”.
“Ne e konsiderojmë këtë këshillë si proporcionale dhe të nevojshme duke pasur parasysh situatën siç ne e kuptojmë aktualisht”, përfundoi shkrimin e tij Balharrie.